Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i AAK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë pjesë e luftës hibride ruse.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet thënë deklarata kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një shqiptar, duke përmendur deklarata të Kurtit.
“Kjo është ajo lufta hibride ruse, pra kjo është ajo agjenda e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje se këta janë pjesë e asaj lufte hibride. Është agjendë hibride ruse që Albini e përfaqëson me saktësi edhe Vetëvendosje. Edhe e kanë ushqyer atë shumë herët me ato shprehjet ‘Amelika, Amelika’, ‘Amerika i mbron të korruptuarit’, pastaj edhe se pse ka ndodhur Rambujeja se atje ka pasë zhvillime të brendshme, këto janë agjenda ruse”.
“Kjo është propaganda ruse për të shprehur dashurinë tonë për Amerikën, besimin për ta, vlerësimin dhe respektin për ta. Imagjinojeni këto me i thënë një shqiptar, nuk ka logjikë, një Amerikë çfarë është e tillë, qoftë edhe me mungesën e perfeksionimin e sistemit të vet të brendshëm, ajo arriti të na ndihmojë e të na shpëtojë me 24 mars 1999 deri në mbyllje të luftës, prapë se prapë demokracia e ShBA-së është si më e mira në botë”, ka thënë Haradinaj.
“Një president që ishte një herë, një president që pati ndjekje ligjore, prapë përmes votës arriti të bëhet president edhe ia njohën edhe demokratët, ia uruan, ata vërtetë janë një demokraci e fuqishme. Këto janë pjesë e luftës si ato që po thuhen në vazhdimësi se: Cilat do të ishin sukseset më të mëdhaja të Serbisë në Kosovë? Së pari do të ishte ftohja, humbja e besimit të ndërsjellë. Pra, ne me humb tek Amerika dhe ata te ne, mosbesimi i ndërsjellë. Kjo ka mbërri falë agjendës së Kurtit, Kurti është krijues i kësaj agjende, dhe e ka zbatuar në vazhdimësi. Dhe kjo është agjenda hibride ruse, jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë tjera të botës, rustë përpiqen që t’i vendosin edhe popujt e tjerë kundër ShBA-së”.