14.2 C
New York
Monday, April 14, 2025

Buy now

Haradinaj kujton viktimat e masakrave të prillit në Studenicë dhe Fshatin e Vjetër: Liria u pagua me çmim të madh

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe gjatë muajit prill në Studenicë të Istogut dhe Fshatin e Vjetër të Ferizajt, duke theksuar se drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje për këto krime të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi mizoritë e kryera më 1999, ku në Studenicë u vranë barbarisht nëntë civilë të pafajshëm – tetë prej tyre nga familja Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj.

Në të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, Haradinaj kujtoi se forcat serbe ekzekutuan shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha.

“Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare. Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta.” – tha ai mes tjerash.

Të ngjashme

Të fundit