3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Haradinaj kujton të rënët e masakrës së Studimes: Plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!”.

“Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do të ndalemi derisa autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

“Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve”.

“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!Në 24-vjetorin e…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, May 2, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit