0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”: Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi nëpërmjet një postimi në Facebook 16 pjesëtarë nga Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, të cilët vdiqën 24 vjet më parë në luftimet me forcat serbe.

“Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë. Krenohemi me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë.

Krenohemi me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar! Vepra e heronjve të rënë për lirinë e atdheut do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike dhe të brezave që vijnë!

Lavdi!

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit