![Haradinaj kujton sulmin e dytë mbi Jasharajt: Armiku u kthye gjithëherë me turp nga Prekazi Haradinaj kujton sulmin e dytë mbi Jasharajt: Armiku u kthye gjithëherë me turp nga Prekazi](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/FB_IMG_1674414270959.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar sulmin e dytë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, që ndodhi më 22 janar 1998-të.
Haradinaj tha se trimëria e tyre frymëzoi shqiptarët për luftë deri në çlirim.
“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë.
Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.
Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.
Lavdi të rënëve për liri!