Home Ballina Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën

Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën

0
Haradinaj kujton Skënderbeun, vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Trashëgimia e këtyre burrave gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Po në këtë datë, Haradinaj kujton edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43 vjetorin e rënies së tyre.

“Trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë. Nga Skënderbeu që na mësoi forcën e bashkimit, e deri te dëshmorët që e vulosën me gjak këtë liri – të gjithë na lanë një mësim të pathyeshëm: bashkimi dhe sakrifica për atdhe janë rruga e vetme drejt përparimit kombëtar. Lavdi!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

Exit mobile version