Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-ushtaren e UÇK-së, Mervete Maksutaj.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Maksutajn heroinë e trimëreshë kështu duke kujtuar aksionin për shpëtimin e shokëve në Spitalin e Pejës.
Tutje ai ka shkruar se Mervetja do të mbetet shembull i përjetshëm për lirinë e atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut.
I përhershëm kujtimi për Merveten!