Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes.
Haradinaj e përmendi urtësinë dhe filozofinë politike si modelet e Rugovës.
Ai tha se kanë bashkëpunuar ngushtë në një fazë për shtetndërimin e Kosovës.
“Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.
Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova.
RH”