7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Janë themel i Kosovës së lirë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 24-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Fehmiu e Xheva ishin sinonim i qëndresës, fuqisë e motivimit të UÇK-së.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin sinonim i qëndresës, fuqisë dhe motivimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fehmiu dhe Xheva janë themelet e Kosovës së lirë, Kosovës shtet. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave.

Përjetësisht mirënjohje e nderim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit