Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorin e kombit, Bujar Shalën nga Raushiqi i Pejës.
Haradinaj thotë se sakrifica e Shalës si dhe bashkëluftëtarëve të rënë, është frymëzim për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë.
“Fillimi i hershëm i pranverës së fundit nën robëri e gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, ndërsa përballë tij qëndronin luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, kur nderojmë rënien heroike të bashkëluftëtarëve në Shishman të Bokës, në Pejë mora pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së njërit prej protagonistëve të kësaj beteje, dëshmorit të kombit Bujar Shala nga Raushiqi i Pejës”, ka shkruar Haradinaj.
“Sakrifica sublime e Bujarit dhe bashkëluftëtarëve të rënë, na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Postimi i plotë: