Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, 26-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj gjithashtu ka kujtuar edhe 27-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.
Postimi i plotë:
Shumë bijë dhe bija të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 26-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë.
Po sot, kujtojmë 27-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën