Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar betejën e Llapushnikut në 25-vjetorin e saj.
Haradinaj ka thënë se kjo Beteja e Llapushnikut ishte ndër betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.
“25 vjet më parë, në Llapushnik po zhvillohej një betejë e cila i dha kahje të re luftës sonë për liri. Beteja e Llapushnikut, ishte ndër betejat më të lavdishme të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se trimat e UÇK-së ia ndërpren armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës
“Trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ndërpren armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës, duke shënuar një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale”.