7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Haradinaj: Kosovës i duhet më shumë se kurrë unitet për t’i bërë ballë administratës Trump

- Advertisement -

Analistja politike, Meliza Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta lexojë mesazhin në raport me të ardhmen e vendit me Administratën Trump.

Haradinaj tha se është shumë e rëndësishme që Kosova ta lexojë mesazhin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes që e dha në ministerialin e NATO-s, ku sipas saj, i merret fuqia politike Evropës pikërisht që s’ka shpenzuar në ushtritë e tyre aq sa kërkojnë ShBA-të e që është deri në 5%.

“Duhet t’i lexojmë saktë këto mesazhe dhe mesazhet që vijnë dhe implikojnë Ballkanin Perëndimor. Padyshim që nuk duhet shumë të dramatizojmë dhe ta marrim të mirëqenë që i njëjti qëndrim që po mbahet në Ukrainë, apo shpërfillja e parimit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial do të replikohet në Kosovë”.

“Duhet të bëhemi gati, madje Serbia ka mbajtur një takim të Këshillit të Sigurisë për t’i paraprirë një administrate të re Trump, ndërsa ne ende s’e kemi një qeveri që do t’i bëjë ballë sfidave gjeopolitike që i kemi para nesh. Nuk duhet ta marrim të mirëqenë raportin e mirë me ShBA-në tani sepse jemi në një arenë të hapur të ndryshimeve të mëdha, por Kosova duhet ta definojë saktë strategjinë e saj kombëtare në raport me Serbinë”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Haradinaj tha se sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës unitet politik dhe unitet shtetëror që t’i bëjë ballë edhe një administrate Trump

“Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet unitet politik, unitet shtetëror që t’i bëjë ballë edhe një Administrate Trump. Nëse jemi bashkë, do ta minimizojmë këtë rrezik nëse replikohet e njëjta politikë në marrëdhëniet Kosovë – Serbi nëse replikohet e njëjta politikë në marrëdhëniet Kosovë – Serbi”, tha ajo

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit