9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haradinaj: Kosova s’mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, ta zbatojë planin franko-gjerman

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova duhet ta ndjekë kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë planin franko-gjerman.

“Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”.
“Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot. Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman”, shkruan ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit