3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Haradinaj: Kosova më 2024 do të hyjë me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 325 ushtarët e rinj të FSK-së që u betuan sot, duke thënë se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer për atdheun.

Megjithatë Haradinaj ka shkruar se ndjehet i shqetësuar për trajtimin e FSK-së nga Qeveria, të cilin e ka quajtur të padinjitetshëm.

“Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.

Haradinaj ka shkruar se Kosova në vitin 2024 do të hyjë me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake.

“Këto veprime të Qeverisë, cungojnë kapacitetet tona të sigurisë. Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit