-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haradinaj: Kosova ka nevojë për një vizion të qartë dhe të guximshëm – anëtarësimin direkt në NATO

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Kuvendet zgjedhore të Organizatës së Veteranëve në Pejë dhe Deçan.

Ai u shpreh se gjatë këtyre takimeve u diskutua për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të qeverisë aktuale.

“Këta burra e gra të pathyeshme, me të cilët ndava momentet më të rëndësishme gjatë Luftës Çlirimtare, mbeten shembull i sakrificës supreme për lirinë e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

“Kosova ka nevojë për një vizion të qartë dhe të guximshëm – anëtarësimin direkt në NATO, i cili do të garantojë sigurinë tonë kombëtare dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.Luftëtarët e lirisë, e dinë më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e vizionit tonë. Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional nuk është thjesht një aspiratë, por domosdoshmëri strategjike për të ardhmen. Është koha për një qeverisje që e kupton këtë prioritet dhe di ta çojë vendin përpara”, shkroi Haradinaj në Facebook

https://www.facebook.com/share/p/1Eeu8givtC/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit