-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haradinaj: Kosova anëtarësohet në NATO brenda vitit, nëse fitoj zgjedhjet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se vendi do të anëtarësohet në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet parlamentare.

Këto deklarata, ai citohet se i ka bërë në “A2 CNN”:

“UNMIK nuk ekziston më, zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe problemeve është anëtarësimi në NATO. Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë do të përmbyll anëtarësimin në NATO”.

Sipas tij, lufta kryesore është që të mbahen njerëzit në vend dhe se “nuk duhet të kursehen pagat”.

“Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit