Home Ballina Haradinaj: Koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur

Haradinaj: Koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur

0
Haradinaj: Koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur

Haradinaj në një postim në Facebook, ku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me qytetarë në Klinë, ka thënë se duhet të ndalet dëmtimi i progresit të arritur për më shumë se 20 vjet.

“Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta. Është koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur për këto 20 e sa vjet. Shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version