26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Haradinaj: Klinës i kemi sjellë dritë, zhvillim dhe përparim me Zenun Elezajn

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot patën tubimin e radhës në Klinë, në mbështetje të Zenun Elezajt.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se Elezaj çdo herë ka punuar në të mirë të qytetarëve të Klinës.

“Sot, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kolegun Pal Lekaj, ishim në Deiq të Klinës, në mikpritjen e Tunë Dedajt, me shumë qytetarë që treguan besimin e tyre për Aleancën”.

“Gjatë këtyre viteve, Klinës i kemi sjellë Dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e prof. Zenun Elezajt model për të gjithë. Më 12 tetor, me Zenun Elezaj vazhdojmë punët e mira për Klinën”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit