8.4 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Haradinaj kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së policit, të sillen autorët para drejtësisë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinajm reagoi pas vrasjes së policit Muhamed Lika mbrëmë rreth orës 23.00 në hyrje të banesës së tij në Kaçanik

“Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik.

I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë!:, u shpreh në Facebook Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit