-1 C
New York
Wednesday, February 4, 2026

Buy now

Haradinaj kërkon mbështetjen e Trumpit për anëtarësimin e Kosovës në NATO

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar mbështetjen e presidentit Donald Trump, rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se këtë çështje e ka adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.

“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë çështje e kam adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit