24.3 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se AAK kërkon që të kthehet votimi i hapur. AAK, siç ka thënë Haradinaj, do të votojë kundër, ose “për” nëse do të ketë një kandidat konsensual nga LVV për kryetar të Kuvendit.

“Insistimi i kryesuesit që me e kthy çështjen e komisionit të fshehtë s’i ka marrë 2/3 kur ka kërku të ndërrohet. Nuk e di si do të dalim nga kjo”, ka theksuar kreu i AAK-së

“Ne qëndrimet i kemi dhanë me kujdes që të ndihmojnë gjendjen. S’është që s’kemi dhënë ndihmë. Kemi kërkuar të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar. Për atë që s’kemi votë do të votojmë kundër, për ata që kemi votë, për ndonjë kandidat konsensual, do të votojmë për”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit