Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se partia e tij i ka fituar rreth 9 mandate.
“Për ne, për Aleancën është konfirmuar rezultati 8 për qind, që është rreth 9 mandate. Këtë janë konfirmuar me siguri nga njohurit tona. Kuptohet e mirëpresim rezultatin finael”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka ftuar PDK-në dhe LDK-në që të reflektojnë dhe të pajtohen për formimin e institucioneve të reja.
“Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi te krijohen institucionet e vendit. Pra të mos vonohemi më. Për të pas qeveri Kosova duhet të presim një marrëveshje në mes PDK-së dhe LDK-së, sepse e dimë që bllokada një vit është shkaktuar nga Kurti, por po ashtu nuk kemi par një gatishmëri të këtyre dy partive, për me e thjeshtu kush është kryeministri. Aleanca nuk ka qitur kushte dhe nuk qet kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë që të mos e vonojmë vendin”, ka thënë Haradinaj.






