Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se Kaçaniku është qytet që ka shkruar histori dhe sonte u dha forcë për hapat e mëdhenj.

“Qyteti që ka shkruar histori, sonte na dha forcë për hapat e mëdhenj që na presin, e që do e bëjnë jetën më të mirë për qytetarët – ekonomi të fortë e siguri të përhershme”, shkroi Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se kaçanikasit kanë vendosur për Kosovën Fituese.