Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se marrëdhënies mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm në fazë të kritike, por në fazë të rrezikshme.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se deklarata e Richard Grenell, ish-emisarit të ShBA-së për dialogun, e tregon me saktësi gjendjen e raporteve Kosovë – ShBA.
“Kjo që tha Z. Grenell prapë është një gjuhë e butë, gjendja është edhe më keq, situata dhe marrëdhëniet e tona me Amerikën janë në fazë më të rrezikshme se sa e thotë ky qëndrim. Edhe pse ky është i prerë dhe po e sqaron në saktësi gjendjen, prapë besoni se ai nuk ka kërcënuar se çfarë i ndodh Kosovës nëse e mbështetni këtë, por ka thënë mos u mashtroni, mos i besoni sepse i ka sjellë marrëdhëniet në një fazë të keqe”, tha Haradinaj.