Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova është në dritë kur mafia energjetike është në burg.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se Kosova sot fle në thëngjill e nuk ka energji.
Ai dha fjalën se Kosovën do e shndërrojë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË.
“Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e ska energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË, dhe do ta mbajmë”, ka shkruar i pari i AAK-së.
