Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Haradinaj pas takimin me ambasadorin Grøndahl, ka thënë se Norvegjia ka dhënë kontribut të madh në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl. Ambasadorit Grøndahl i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e jashtëzakonshme që Norvegjia ka dhënë në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës dhe për kontributin e tij në avancimin e raporteve mes dy vendeve tona”, ka thënë Haradinaj.
“11 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj.
“Në ditën memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Haradinaj.