14.5 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Haradinaj: Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

- Advertisement -

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i bëri homazhe Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, në 27-vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e tyre për lirinë e |Kosovës, duke nënvizuar se do t’i nderojnë dhe përkujtojnë përjetë.

“Mund të them me të drejtë se Ilir Konushevci ishte nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një luftëtar i hershëm, bashkëluftëtar i heroit Zahir Pajaziti e shumë të tjerëve, Luanit e Shkëlzenit. Njëkohësisht, një koleg i mirë yni, mjaft i rëndësishëm në atë kohë. Sot nderojmë me respekt dr. Hazir Malën, bashkëkombës i yni nga Tropoja, i cili me vetëdijen me të lartë kombëtare iu bashkua UÇK-së dhe ra krah për krah me Ilirin. Do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë”, shtoi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit