10.2 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Haradinaj ia thekson Kallasit rëndësinë e mbështetjes nga BE në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se me Kallasin folën për nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, Haradinaj thotë se Kallasait ia theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit.

“Sot pata nderin të takoj Përfaqësuesen e Lartë, zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon”.

“Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit