Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku AAK-ja nuk ka dalë mirë.
Haradinaj e ka pranuar se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7 për qind të votave.
Ai ka thënë se dëshiron të ndihmojë një qeveri të opozitës, por assesi të Vetëvendosjes.
Ish-kryeministri Haradinaj është shprehur edhe për deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti mbrëmë në drejtim të opozitës, duke i quajtur “hajvanë”.
Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vitesh qeverisje ka kallxu vica në fushatë. Dje kanë mujtë me pa se kush është ai. Ai pse nuk ka fituar me dal ashtu me fyer e me bërtit, është realiteti. Kemi të bëjmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan. Bile po i hyj në hak hajvanëve… Ai është më keq”, ka thënë ai.