5.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Haradinaj ia “jep dorën Hamzës: Keni dëshmuar që nuk i nënshtroheni as partisë e as presioneve elektorale

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, e ka vlerësuar lartë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka rrëfyer përvojën e saj me Bedri Hamzën si Ministër i Financave.

Haradinaj ka thënë se është dëshmitare që Bedri Hamza nuk i nënshtrohet askujt.

Ajo e ka përgëzuar Hamzën për profesionalizimin dhe integritetin e treguar në Qeverinë Haradinaj.

“Së pari zotëri Hamza më lejoni të shpreh respektin personal gjatë kohës sa keni qenë Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj. Kam qenë dëshmitare e shumë takimeve, vendimeve, përplasjeve brenda Qeverisë dhe mund të them se gëzoni, edhe pse nuk kemi qenë në të njejtën parti, gëzoni respektin tim maksimal për profesionalizimin dhe integritetin tuaj. Keni dëshmuar se nuk i nënshtroheni as partisë suaj, por as presioneve politike elektorale. Ju përgëzoj për këtë qëndrim”, ka thënë ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit