Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC.
Ai ka thënë se “në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”.
“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.