Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar Dejona Mihalit, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
“Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare”.
Haradinaj e quajti të pavarur dhe të obligueshëm për t’u respektuar vendimin e sotëm të Kushtetueses.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar”.
“Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë”