10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haradinaj i reagon ashpër Kurtit: Ta gënjesh diasporën, do të thotë ta mohosh atë

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër Kryeministrit Alib Kurti për vizitën e tij në Gjermani.

Haradinaj i ka kërkuar kreut të ekzekutiviit që t’iu tregoj diasporës për skandalet që ka shkaktuar qeveria e tij.

Haradinaj ka thënë se “të gënjesh diasporën, do të thotë ta mohosh atë”, duke shtuar se ai duhet t’i tregoj bashkëatdhetarëve se ushtria ka mbetur pa bukë.

E plotë:

TA GËNJESH DIASPORËN, DO TË THOTË TA MOHOSH ATË

Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Këtë duhet ta thotë gjithkush dhe në çdo rast. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.

Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize.

Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë.

Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së.

Të paktën do të duhej që t’u thuhej se informata e qeverisë për rritje ekonomike prej 33 për qind është gënjeshtër, sepse e vërteta është dhjetë herë më pak. Ose t’u tregohej se pagat në Kosovë gjatë qeverisjes së tij janë rritur vetëm për 6.8 euro.

Pse Kryeministri nuk i tha diasporës se ajo për 4 vjet është rritur në numër për 200 mijë njerëz që e kanë braktisur Kosovën, por u mundua t’i mashtrojë me fjalinë “JU E KENI GJETUR Atdheun”! Si mund ta gjejë njeriu atdheun e tij, derisa e braktis atë nga halli?

Janë edhe 1001 të vërteta të tjera të dhimbshme që Albin Kurti nuk i kishte përmendur në takim me diasporën, por sot bota është zvogëluar dhe njerëzit po shohin e po dinë.

Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit