Kryetari i AAK`së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi partia fituese Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë për të konstituar Kuvendin.

Sipas tij politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit.

“Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes”, ka sshkruar ai ndër të tjera.

Sipas tij Kurti duhet të jap dorëheqje në mënyrë që të hapet rruga për themelimin e institucioneve të reja.

“Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, tha ai.

Shpërndaje