10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haradinaj i nervozon qeveritarët me mocion, Zogiani ia përmend Radojiçiqin

- Advertisement -

Me të përfunduar konferenca e Ramush Haradinajt, zyrtari i VV-së Avni Zogiani ia ka përmendur atij serbin Milan Radojicic apo ndryshe siç njihet si “koka e krimit” në Veri. Kjo për shkak të raporteve që kishin mes vete kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe i kërkuari me urdhërarrest nga autoritetet e Kosovës, Milan Radojicic.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencë u paraqit i veshur një bluzë të marinsave amerikanë për të dhënë mesazhin se Qeveria Kurti duhet të dëgjojë amerikanët.

Gjithashtu Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të largohet nga qeverisja meqë “po paraqet rrezik për vendin”.

E si duket këto deklarata nuk i kanë pëlqyer zyrtarit të VV-së i cili është zv.ministër i Mjedisit Avni Zogiani, i cili ka shkruar në Facebook-un e tij:

Ramushi me Radojçiqin e kishin rregullu, se ky ia di edhe shpine ku e ka Radojçiq!

E ka rregullu edhe ma heret dmth!.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit