Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i mërzitur për gjendjen në të cilën e ka sjell ushtrinë e Kosovës Qeveria Kurti.
Ai ka bërë me dije se problemet me ushqim të FSK-së janë të qëllimshme nga Qeveria Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se në këtë rast përgjegjësia nuk është vetëm politike, por edhe penale e kombëtare.
“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!”, ka shkruar Haradinaj.