12.7 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Haradinaj i lumtur me rezultatet, uron kryetarët – shpreh mirënjohje për qytetarët

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur falënderim për të gjithë qytetarët që i besuan kësaj partie dhe i dhanë mundësinë e triumfit në 5 komuna ku ka qeverisur.

Ai uroi edhe kryetarët Ardian Gjini për fitoren në Gjakovë, Bali Muharremajn në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Samjl Latifin në Rahovec e Zenun Elezajn në Klinë.

Për Haradinajn, dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Me këtë rast, shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë. Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë”.

“Andaj, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë aktivistët dhe strukturat tona, veçanërisht atyre në Diasporë, të cilët treguan përkushtim dhe vërtetësi në çdo hap. Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarëve Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Smajl Latifi në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë, ju them faleminderit nga zemra. Ju treguat se jeni vlera e vazhdimësisë së transformimit të komunave që qeverisni, me punë konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme për çdo qytetar”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Ndër të tjera, Haradinaj thotë se ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i AAK-së sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët.

“Aleanca, është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe”, ka përfunduar ai

Të ngjashme

Të fundit