Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët të votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”.
“Kosova i ka shpallur zgjedhjet”, tha Haradinaj. “Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.”
Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e sigurt përgjithmonë, të anëtarësohet në NATO,” shtoi ai.
“Kemi nevojë për ju, regjistrohuni si votues, votoni dhe bëni të mundur ndryshimin dhe sigurinë e përjetshme të Kosovës”.