Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka apeluar tek kryeministri Albin Kurti që të reagojë ndaj situatës së krijuar në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të “dalë nga rrethimi”.
Ai ka thënë se Kurti duhet t’a kthejë shpresën.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kryeministër, dil nga rrethimi!
– Rriti pagat me ligj
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë