21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Haradinaj i ashpër me Kurtin: Kryeministër, mos e fyej policinë, e dijmë se si i ishe dorëzuar regjimit serb pa rezistencë

- Advertisement -

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një postim ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i fyen pjesëtarët e Njësisë së Speciale të Kosovës duke mos i plotësuar kërkesat e tyre për paga. Ai ka thënë se Kurti i ishte dorëzuar regjimit serb pa rezistencë, duke aluduar në kohën e burgosjes së tij në vitin 1999, ndërsa pjesëtarët e Njësisë Speciale nuk janë dorëzuar më 24 shtator kur ndodhi rasti i Banjskës.

“Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia”, ka shtuar Haradinaj

“Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!” ka shtuar tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit