Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar ka bërë homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm për t’i mbrojtur dhe forcuar. Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen, për të përmbushur aspiratat e popullit dhe për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë tokë. Në këtë ditë krenarie kombëtare, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën që nderon gjakun e sakrificën e heronjve”, shkruan Haradinaj.