Në këtë video ai ka thënë se Kurti “është shef i hajnave, që ka krijuar lidhje të shkurtëra të hajnisë.”

Ky reagim vjen pas raportimit të fundit për aferat korruptive në KEK.

Shkrimi i tij:

Në fjalimin tim në Parlamentin e Kosovës me datë 26 prill 2023 duke kryer detyrën time si opozitar kam sqaruar qytetarët se Kurti është shef i hajnave, që ka krijuar lidhje të shkurtëra të hajnisë.

Të gjitha po faktohen këto ditë. Hetimi i korrupsionit qeveritar po jep rezultate, e kryeministri në ikje, po ik edhe nga Prokurori.