2.7 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Haradinaj: Hapat e gabuar të Kurtit, bën që Serbia të shihet si viktimë e Kosova e papërgjegjshme nga ndërkombëtarët

- Advertisement -

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri, nuk e ka kursyer kryeministrin Kurti me kritika të ashpëra.

Haradinaj fjalimin e tij e nisi duke thënë se “nuk duhet të fshihet e vërteta në një takim si ky i sotmi”

“Në një takim të tillë si ky i sotmi, nuk duhet të fshihet e vërteta.Situata e sigurisë është e brishtë dhe për të parën herë në këto 20 vjet na sulmuan në një pjesë të vendit nga grupe terroriste e të armatosura me arsenal ushtarak. Hapat e gabuar e të pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës të kryeministrit të kësaj Qeverie kanë bërë që Serbia nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të shihet si viktimë, e Kosova thënë më së buti e papërgjegjshme dhe joserioz. Si pasojë Kosova është vend nën sanksione të BE dhe Amerikës. Pra, Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij.Edhe pse ishim në hapat e fundit dhe Qeveria Kurti e zbatoi vendimin e Gjykatës, kurrë nuk kemi pasë marrëdhënie më të ftohta me partnerët strategjik”, tha Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit