Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi se trupi gjykues në Hagë nuk mund t’i shpallë fajtorë ish-krerët e UÇK-së, pavarësisht që ZPS ka parashikuar dënime deri në 45 vjet për secilin.
Ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova shtoi se nuk beson se gjykata do të guxojë të dënojë 27 shtetet e NATO-s që ndihmuan Kosovën në rrugën drejt lirisë.
“Unë e kam shpresën dhe bindjen se trupi gjykues nuk guxon të shpallë fajtorë ndihmën humanitare që e kanë bërë 27 shtete të NATO-s, një luftë që ka pushtuar, që ka shkuar deri në gjenocid në Ballkan, që ka ndalu një kasap që i ka bërë pesë lufta, dhe që i ka dhënë një shteti të drejtën për liri, përfundimisht siç është Kosova”, tha Haradinaj.






