12.6 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmua manipulimin

- Advertisement -

Nasim Haradinaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur lidhur me procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk është mirë me qenë dëshmitarë pranë asaj gjykate.

“Së pari unë jam i lumtur shumë se nuk jam kanë në këto praktika hiq, edhe e mira u kanë mos me kanë në këto praktika, jo 32 orë [si Ismet Tara] po asnjë orë hiq. Por që kjo gjykatë është manipulative unë hala pa ra në burg që kom thanë shpesh që edhe e kam paragjyku nja 30-40 %…por masi jam ra në burg edhe e kam provue unë e kam pa që, aty është edhe ma keq se sa e kam paragjyku”.

Haradinaj ka thënë se dua ti besoj deklaratës së Ismet Tares të cilën e ka dhënë nën betim.

“Unë po du me i besu deklaratës së tij nërbetim edhe aty duhet me i besu na…ky ka deklaru këto gjana nërbetim dhe ajo gjykatë përderisa Ismet Tara kthehet në rregull dhe nuk dënohet për shpifje…unë mendoj se ata katërcipërisht e kanë dëshmu manipulimin që kanë dashtë me ia ba këtij e që pahiri si ka dhez e dikujt tjetër ka mujt mi dhez, kështu që jam shumë i sigurt që u kanë një manipulim shumë i keq që në fakt vetëm po e dëshmon se kjo gjykatë prej fillimit ka nis me manipulime, me shpifje, me joshje, ryshfet për me mbërri te një cak politik, kriminal për mu që të bëhet kjo në shekullin XXI këto gjana që janë këtu…por unë mendoj se kjo është përtej dhunës psikologjike”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj ka thënë se kushdo koftë që jep dëshmi nën betim dhe dëshmon atë, ata[prokuroria] e pranon fajin e vet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit