Home Ballina Haradinaj fton shqiptarët e Luginës për dalje masive në zgjedhjet e Serbisë

Haradinaj fton shqiptarët e Luginës për dalje masive në zgjedhjet e Serbisë

0
Haradinaj fton shqiptarët e Luginës për dalje masive në zgjedhjet e Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi më 17 dhjetor, ka thënë se është shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh i shqiptarëve të Luginës.

Më tej, Haradinaj ka shkruar se pjesëmarrja e tyre në këto zgjedhje, mbron interesat shqiptare.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, këtë të diel, më 17 dhjetor 2023 në Serbi, i bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare. Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.

Exit mobile version