-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Haradinaj: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liberté, Égalité, Fraternité”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me ftesë të ambasadorit francez, z. Olivier Guérot, kisha kënaqësinë të marrë pjesë në ceremonisë e ndarjes së Çmimit për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liberté, Égalité, Fraternité” për Shoqatën e Grave EcoKos”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë, duke avokuar edhe për lirinë e të drejtën njerëzore në luftë dhe në paqe për Kosovën. Qëndrojmë të bindur se vetëm përmes këtyre premisave, synimi jonë i integrimit të mëtutjeshëm, do jetë i sigurtë”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit