Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për fuqizimin e ushtrisë dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si mënyrën e vetme për të parandaluar përsëritjen e masakrave si ajo e Masakra e Krushës së Madhe.

Gjatë homazheve në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, Haradinaj theksoi se suksesi i shtetit dhe forcimi i institucioneve të sigurisë përbëjnë “hakmarrjen” më të mirë ndaj së kaluarës së dhimbshme.

“Besoni është krejt e llogjikshme aq që me shpreh shqetësim pse nuk ndodh drejtësia, njëkohësisht është e drejtë pra me shpreh shqetësim si ka mundësi që ende me u gjyku UÇK-ja.”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se rruga e vetme mbetet fuqizimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, duke nënvizuar rëndësinë e aleancave ndërkombëtare, veçanërisht me NATO dhe SHBA-në.

“Na nuk mundemi me u përballë të vetëm me një armik që është jo vetëm sa na, o ashtu ma i madh se na, po që ka edhe miq. Na për siguri, mos me na u përsërit Krusha, e Krushat e tjera, duhet me e mbajt fort me Amerikën. Kush ju thotë ndryshe ta dini që ose ka diçka o ka ju thotë, ose o ka e di po s’e ka për të mirën e këtij populli, e këtij vendi, kurrë s’ka me e pas. Se e dini vetë qysh jemi kthye njëherë në tokën tonë mos me pas qenë Amerika dhe NATO-ja.”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit