Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëhoqi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ai pati një paraqitje mjaftë të mirë duke mos e harruar Kosovën.
Lidhur me këtë sot Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.
“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus’’, ka thënë Haradinaj.